Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates, në bashkëpunim me Institutin Nacional të Shëndetit, synojnë t’i zhvillojnë ilaçet revolucionare kundër HIV-i.
Çifti miliarder janë filantropët më gjenerozë në SHBA, ndërkaq edhe më herët i kanë dhuruar 287 milionë dollarë për hulumtime rreth sëmundjes së HIV/AIDS.
Tani ata janë duke i dhuruar edhe 100 milionë dollarë tjera të cilat, kombinuar me investimin e Institutit Nacional të Shëndetit, do të arrijnë shumën prej të paktën 200 miliardë dollarëve përgjatë katër viteve të ardhshme.
Pra, kjo është një shifër e mirë për t’u ndihmuar hulumtuesve ta luftojnë sëmundjen.
Ky investim është i rëndësishëm sepse shkencëtarët së fundi kanë zbuluar një rrënjë të re të HIV-it për herë të parë në dy dekadat e fundit.
Avancimet dramatike në gjenetikë përgjatë 10 viteve të kaluara i kanë bërë realitet tretmanet me bazë të gjeneve, duke përfshirë edhe tretmanet për verbërinë dhe llojet e caktuara të leukemisë.
Sidoqoftë, kostoja e lartë e këtyre zbulimeve i bën ato të pa qasshme për shumicën e botës – e posaçërisht për shtetet e varfra të cilat janë më së shumti të prekura nga sëmundja e HIV-it.
Por Bill dhe Melinda Gates kanë premtuar se ilaçet e financuara nga ta do të jenë me çmim të volitshëm për të gjithë. /Telegrafi/