Fondacioni Jahjaga prezantoi sot projektin “Roli i mediave në avancimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje”, i cili përkrahet nga ATRC dhe USAID.
Ky projekt parasheh realizimin e dy trajnimeve në fushën e avokimit dhe të folurit publik me gra në pozita udhëheqëse dhe gra nga kuvendet komunale të tri komunave (Prizren, Shtërpcë e Ferizaj), si dhe trajnimi i gazetarëve për raportimin gjinor në mënyrë që të rritet vetëdija shoqërore për rolin e grave dhe të luftohen stereotipat gjinore.
Presidentja Jahjaga, në fjalën e saj hyrëse u fokusua në rolin e gruas në pozita vendimmarrëse duke theksuar nevojën që gratë të jenë të përfaqësuara denjësisht në politikë.
Znj.Mexhide Mjaku Topalli, kryetare e Grupit të Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës, vuri në pah arritjen e barazisë gjinore si kruciale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e funksionimit të demokracisë, ndërsa përfaqësueset e zërit të grave lokale, znj. Kristina Gashi Bytyçi – kryesuese e Kuvendit Komunal të Ferizajit, dhe znj.Sadije Jakupi – kryesuese e Grupit jofromal të Grave në Prizren prezantuan sfidat që kanë në komunat respektive dhe vullnetin e përditshëm për avancimin e pozitës së gruas.