Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë hap konkurs për një pozitë pune, Kurti i fton qytetarët të aplikojnë

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në Facebook se Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) po kërlpm mkë arkitektingjinier për rajonin e Mitrovicës.

Kurti shkroi se punëtori i ri po i duhet këtij fondi “për të siguruar qasje të të gjithë qytetarëve në masa të efiçiencës”, ndërsa i ftoi të gjithë profesionistët që “ta konsiderojnë seriozisht këtë mundësi të hapur”, në veçanti ata nga komunitetet joshumicë.

“Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka hapur konkurs publik për pozitën Arkitekt/Inxhinier për Rajonin e Mitrovicës, për të siguruar qasje të të gjithë qytetarëve në masa të efiçiencës”, shkroi Kurti.

“U bëj ftesë të gjithë profesionistëve që ta konsiderojnë seriozisht këtë mundësi të hapur, e veçanërisht i inkurajoj bashkëqytetarët tanë të komuniteteve joshumicë që të aplikojnë në [email protected] deri më 21 qershor”, shtoi ai.

Për më shumë detaje në lidhje me thirrjen, kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar, Kurti e ka bashkëngjitur edhe një link për të interesuarit.

Të ngjashme