Forcat izraelite bombardojnë pranë kampeve të refugjatëve në Gazën qendrore

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Banorët në Gazën qendrore, thanë se kanë kaluar një natë me bombardime dhe sulme ajrore.

Këto sulme tronditen kampet e refugjatëve Nuseirat, Maghazi dhe Bureij, të cilat janë të mbushura me njerëz që ikën nga veriu për të kërkuar siguri, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

“Bombardimi ishte shumë intensiv”, tha Radwan Abu Sheitta, një mësues palestinez.

Brigadat Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, tha se luftëtarët e saj goditën një tank izraelit në lindje të Bureij.

Ky pretendim ende nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por sugjeron se forcat izraelite mund të lëvizin drejt kampit.

Artileria thuhet gjithashtu se goditi zonat në lindje të kampit Nuseirat.

“Ne nuk mund të flinim për shkak të bombardimeve”, tha Ezzel-Din Mohammed Abdallah al-Masry, një peshkatar palestinez i cili u zhvendos në zonë nga Gaza veriore me pesë fëmijët e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes.

“Fëmijët janë të tmerruar. Jemi të tmerruar”, theksoi ai.

Më shumë se 100 njerëz u vranë si pasojë e sulmeve izraelite të dielën në Gaza, duke përfshirë të paktën 70 në bombardimet që goditën një bllok banimi në kampin e refugjatëve Maghazi pranë Deir al-Balah, thanë zyratët shëndetësorë të vendit.

Të ngjashme