Forcat rebele zotohen të ju rezistojnë ushtarëve të qeverisë siriane

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Forcat rebele në Siri të mbështetura nga Turqia janë duke pretenduar se janë në gjendje të marrin kontrollin e qytetit verior të Manbij – dhe po premtojnë t’i rezistojnë çdo përpjekjeje nga qeveria siriane për ta rimarrë atë.

Abu Farouq, nga Ushtria e Lirë Siriane tha se janë gati të hyjnë në Manbij.

Ne dëshirojmë të kundërshtojmë thashethemet e përhapura nga regjimi. Presidenti Bashar al-Assad dhe banditë e tij nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në qytet. Perëndia i gatshëm, ne, Ushtria e Lirë Siriane, së bashku me vëllezërit nga të gjitha fraksionet do të hyjnë në Manbij si çlirimtarë “, ka thënë Farouq.

Qyteti  Manbij është në fokus të tensioneve pas vendimit të qeverisë amerikane për të tërhequr forcat e saj nga rajoni, transmeton Klan Kosova.

Euronews shkruan Turqia po mbështet këto forca rebele si një mjet për të kundërshtuar milicinë kurde të YPG, të cilën e sheh si një organizatë terroriste. E zhveshur nga ndikimi stabilizues i pranisë amerikane, forcat kurde kanë kërkuar mbrojtje nga Damasku kundër kërcënimit të ofensivës së plotë turke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme