Forcat ukrainase zgjojnë nga gjumi ushtarin rus duke i hedhur pranë një mjet shpërthyes

Prishtinë | 26 Gus 2022 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Një video që u publikua nga mediumi Nexta duket se tregon momentin kur forcat e armatosura ukrainase zgjojnë nga gjumi një ushtar rus.

Sipas videos, forcat ukrainas hodhën pranë tij një mjet të lehtë shpërthyes, duke e zgjuar kështu ushtarin e rus nga gjumi. Pas disa momenteve, krijohet një re tymi, dhe ushtari largohet me vrap nga aty.

Videoja është publikuar në rrjetin social, Twitter, transmeton Telegrafi.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës zgjuan butësisht pushtuesin nga gjumi”, thuhet në shkrimin e kësaj videoje.

Ndryshe janë bërë gjashtë muaj që kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë. 

Të ngjashme