Ford së shpejti prezanton Transitin e ri në dy versione

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 11:09 | Nga

Kompania e njohur e automjeteve, Ford, planifikon të forcojë pozicionin e saj në tregun e automjeteve komerciale me gjeneratën e re të modelit Transit.

Transiti i ri do të prezantohet në panairin e automjeteve komerciale (tregtare) në Hanover, i cili do të mbahet më 20 shtator, ndërsa në shitje pritet të dalë vitin e ardhshëm, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Transiti i ri do të jetë në dispozicion në dy versione të cilat ndjekin trendet aktuale – versioni hibrid me teknologjinë 48-voltëshe (mHEV) dhe versioni Transit Custom plug-in hibrid (PHEV).

Fordi me Transitin e ri premton më shumë efikasitet të motorit dizel 2.0-litër EcoBlue, më shumë hapësirë për ngarkesa, sistemin e lidhjeve të përmirësuar dhe sistemin e avancuar për ndihmë të shoferit.

Sa i përket estetikës, Transiti i ri do të ketë dizajn të ri të maskës së përparme dhe interier tërësisht të ri me më shumë hapësirë.

Transiti 48-voltësh (mHEV) do të vijë me motor benzinë 1.0-litër EcoBoost dhe atë elektrikë, përmes të cilit me vetëm një mbushje do të mund të udhëtojë deri në 500 kilometra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme