Foreman ende ka ankthe nga humbja në “Gjëmimi në Xhungël”

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

George Foreman ende ka ankthe nga humbja e tij në atë që njihet si “Gjëmimi në xhungël” nga Muhammad Ali, 45 vjet që nga ajo luftë e paharrueshme.

Foreman ishte 25-vjeçar dhe një kampion i padiskutueshëm e i pamposhtur që ia kishin frikën të gjithë. Ai kishte shkatërruar Joe Frazierin e Ken Nortonin. Ali ishte 32-vjeçar në momentin e asaj sfide historike dhe vlerësohej autsajder dhe thuhej se koha e tij kishte mbaruar, shkruan sot Koha Ditore.

Por Ali në nxehtësinë e madhe në Zaire (sot, Republika Demokratike e Kongos,) befasoi botën, duke përdorur strategji për të lodhur Foremanin, para se të nokautonte atë në raundin e tetë.

Në përvjetorin e kësaj lufte të madhe, që vlerësohet një nga më të mëdhatë në histori të boksit, Foreman e mban në mend atë mbrëmje të jashtëzakonshme dhe ai sheh ende ëndrra të asaj, ku edhe në to nuk fiton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme