Formacionet bazë: Roma në kërkim të pikëve ndaj Udineses

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Roma është nikoqir i Udineses në ndeshjen e xhiros së 29-të në kampionatin italian të futbollit.

Giallorossët mbajnë vendin e pestë në tabelë me nëntë pikë prapa vendit që dërgon në Ligën e Kampionëve e që mbahet nga Atalanta.

Në ndeshjen që zhvillohet në Stadio Olimpico, kryeqytetasit do të përpiqen të fitojnë, për të shpresuar në gabimin e skuadrës që ndodhet sipër tyre.

Trajnerët Paulo Fonseca dhe Luca Gotti i kanë përgatitur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Romës:Mirante; Bruno Peres, Smalling, Fazio, Kolarov; Diawara, Cristante; Perez, Perotti, Under; Kalinic.

Formacioi startues i Udineses: Musso; Becao, Ekong, Nuytinck; Stryger, De Paul, Jajalo, Fofana, Zeegelaar; Okaka, Lasagna

Të ngjashme