Përzgjedhësi aktual i Kosovës, Primoz Gliha nuk pritet të bëjë befasi në zgjedhjet e tij për formacionin titullarë në ndeshje ndaj Greqisë.
Kosova mbyll sot (e diel) ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Takimi i fundit i vlefshëm për Grupin B pritet të zhvillohet në Stadiumin Olimpik të Athinës me fillim nga ora 20:45.
Sikurse Kosova, ashtu edhe Greqia nuk kanë më gjasa për ndonjë kualifikim të mundshëm dhe do të luajnë pa presion.
Por, si pritet të rreshtohet Kosova e Primoz Gliha në këtë përballje?
Telegrafi mëson se trajneri slloven nuk pritet të bëjë shumë ndryshime nga takimi i fundit miqësor ndaj Jordanisë në Prishtinë.
Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, ndërsa mbrojtja do formohet nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Betim Fazliji dhe Fidan Aliti.
Në mesfushë do të jenë Herolind Shala dhe Besar Halimi, ndërsa para tyre pritet të luajnë Edon Zhegrova, Valon Berisha dhe Milot Rashica.
Sulmuesi i vetëm do të jetë i përhershmi Vedat Muriqi.