Goal ka publikuar formacionin e javës në Premierligë pas xhiros së 33.
Në formacionin e javës në Premierligë pas xhiros së 33 dominon Tottenhami, ndërsa nëntë ekipe tjera kanë nga një lojtar, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.
Padyshim se Paul Pogba ka marrë më së shumti vota për të zënë vend në 11-shen më të mirë të javës, pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Manchester City, ku shënoi dy gola dhe Manchester Unitedi përmbysi rezultatin për të fituar në fund 3-2, përcjell Gazeta Express.
FORMACIONI: Joe Hart (West Ham), Cedric Soares (Southampton), Dejan Lovren (Liverpool), Florian Lejeune (Newcastle United), Terence Kongolo (Huddersfield Town), Cesc Fabregas (Chelsea), Mousa Dembele (Tottenham Hotspur), Paul Pogba (Manchester United), Christian Eriksen (Tottenham Hotspur), Ayoze Perez (Newcastle United) dhe Danny Welbeck (Arsenal).