Formacioni më i mirë i Wengerit te Arsenali – Nga Seaman e Adams, tek Vieira e Henry

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 14:43 | Nga

Portali i njohur britanik Goal.com ka përpiluar një formacion më 11 lojtarët më të mirë që ka pasur Arsene Wenger nën urdhrat e tij te Arsenali.

Wenger ka konfirmuar largimin e tij nga Arsenali në fund të këtij sezoni duke befasuar shumëkënd.

Largimi i tij vjen pas plot 22 viteve në drejtimin e skuadrës londineze, ku ka fituar shumë trofe në Angli, por pa arritur lavdinë evropiane.

Gjatë kohës së tij të kaluar në Highbury e pastaj edhe në Emirates Stadium, Wenger ka stërvitur shumë emra të njohur kampionësh.

Por, kush janë 11 lojtarët më të mirë që ka pasur nën urdhrat e tij Wenger te Topçinjtë?

Portali i njohur britanik Goal.com ka përpiluar një formacion më 11 lojtarët më të mirë që ka stërvitur Wenger te Arsenali, ku njëri tingëllon si befasi.

 Porta i është befasuar portierit legjendar anglez të Arsenalit, David Seaman, ndërsa mbrojtja formohet nga Lauren, Tony Adams, Ashley Cole dhe befasia Laurent Koscielny, pasi në atë pozitë ka pasur edhe emra si Martin Keown e Sol Cambell.

Në mesfushë duket se përzgjedhja ka qenë më e mira, me legjendarët si Robert Pires, Gilberto Silva, Patrick Vieira dhe Freddie Ljungberg.

Dyshja e sulmit pa dyshim që formohet nga më të mirët: Thierry Henry dhe Dennis.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme