Formimi i institucioneve, Kurti pret sot në takim Hamzën e Abdixhikun

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 07:35 | Nga Ekonomia Online

Këtë të premte, kryetari i LVV-së Albin Kurti, do të zhvillojë takim me liderin e PDK-së Bedri Hamzën, si dhe udhëheqësin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

LDK për Klan Kosova ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit me fillim nga ora 18:00.

Po ashtu, kreu i LDK-së tha se në takim do të shkojë vetë i dyti.

Edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka konfirmuar se të premten do të zhvillojë takim me Kurtin në orën 09:00.

Ky takim vjen pasi Kurti u dërgoi ftesa partive politike për takime pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

Të ngjashme