Formohet komisioni ad-hoc për zgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor

Prishtinë | 27 Nën 2024 | 11:16 | Nga Hasan Hoti

Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin Ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën si kryeinspektor shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka theksuar si prioritet reagimin më të shpejtë ndaj shkeljeve potenciale të të drejtave të pacientëve.

“Fuqizimi i kapaciteteve ekzistuese është prioritet strategjik i Qeverisë duke përmirësuar kapacitetet tona, ne do të kemi mundësi të reagojmë më shpejtë ndaj shkeljeve potenciale të të drejtave të pacientëve që të ndëshkohen ata që shkelin të drejtat dhe legjislacionin në fuqi”, tha Vitia.

Të ngjashme