Formula indiane për zgjatjen e flokëve

Prishtinë | 08 Mar 2024 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Shumë vajza dëshirojnë të rrisin flokët në një kohë të shkurtër dhe jo të presin me vite. Tashmë është gjetur një zgjidhje dhe bëhet fjalë pikërisht për formulën indiane. Kjo është një recetë e thjeshtë dhe me përbërës natyralë, ku flokët mund të rriten 30-40 %.

Përbërësit: vaj kokosi, vaj kastori, vitaminë E, gjethe aloe vera dhe dy tasa në forma të ndryshme.

Fillimisht gjethen e Aloe Verës prijeni dhe fërkojeni atë pas rrënjës së flokëve duke nxjerrë sa më shumë xhel.

Në njërin tas vendosni 1 lugë gjelle vaj kastori, 2 lugë vaj kokosi, vitaminën E. Tasin me vajrat vendoseni te tasi më i madh (të cilin duhet ta mbushni me ujë të nxehtë) ose futeni në mikrovalë, shkruan blitz.al.

Pas 5 minutash vaji do të jetë gati. Masazhoni me gishta skalpin e kokës me këtë vaj 2-3 minuta, pasi kjo është shumë e rëndësishme për qarkullimin e gjakut dhe rritjen e flokëve.

Më pas kapini flokët bisht dhe flini, lajini ato ditën tjetër në mëngjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme