Fortesa Orana është pranë medaljes evropiane në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Karateistja kosovar i shënoi katër fitore, për ta fituar grupin e saj në kategorinë +68 kilogramë.
Raundin e parë e kaloi pa luftë, derisa në të dytën mundi Simona Simovska të Maqedonisë së Veriut.
Në raundin e tretë ajo triumfoi ndaj Nancy Garcia të Francës, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj Titta Keinanen të Finlandës, e teta në renditjen botërore.
Rruga drejt medaljes së artë iu ndal në gjysmëfinale, ku u mund nga bullgarja, Aleksanddra Stubleva.
Tash, Fortesa do të luftojë për medaljen e bronztë.
Luftërat për medalje zhvillohen të dielën.
Këtë garë po e ndjek nga afër edhe presidenti i ri i KOK-ut, Ismet Krasniqi, njëherësh kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.