Forumi Ekonomik i Grave protestojnë të hënën: Shprehim zhgënjim të madh ndaj Qeverisë, i kemi dërguar letër Kurtit

Prishtinë | 13 Sht 2024 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Forumi Ekonomik i Grave ka thënë se shprehin zhgënjim të thellë ndaj Qeverisë së Kosovës, pas vendimit të saj për të hequr Ligjin për Punën nga Kalendari Legjislativ 2024.

Përmes një komunikate për media, ky forum ka deklaruar se përkundër thirrjeve nëpërmjet letrave dërguar qeverisë nuk kanë marr asnjë reagim nga kryeministri Kurti dhe ministri Murati.

Dhe për këtë, të hënën në ora 16:30, Forumi Ekonomik i Grave, do të mbajë protestë, përballë objektit të Qeverisë së Kosovës,  për ti bërë thirrje qeverisë të i shqyrtoj kërkesat e tyre, ‘Kthimi i Ligjit të Punës në programin legjislativ 2024 dhe në diskutim publik’.

Të ngjashme