Forumi i Sektorit të Ushqimit mblidhet për herë të tretë – Gashi: Synojmë rritjen e eksportit të produkteve vendëse

Prishtinë | 01 Nën 2023 | 10:27 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), në bashkëpunim me shoqatën “Organika”, të mërkurën kanë organizuar Forumin e Sektorit të Ushqimit – Edicioni i 3-të.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës “PePeKo”, Hartim Gashi, tha se dy edicionet e kaluar kanë qenë shumë të suksesshme ngase kanë arritur që të kenë mbi 120 takime biznesore, mbi 25 kontrata të nënshkruara dhe mbi 600 mijë euro eksport të produkteve vendëse.

Sipas tij, ky është edhe synimi i Forumit këtë vit, në mënyrë që prodhuesit të përkrahen në pasimin e produkteve të tyre në treg. Ai foli edhe për arsyet e organizimit të këtij eventi pikërisht në nëntor, për çka tha se është muaji i grumbullimit të produkteve nëpër depo, përderisa blerësit bëjnë planet për vitin tjetër.

“Nga aktivitetet e realizuara në dy edicionet e kaluara kemi pasur disa rezultate shumë konkrete. Kemi pasur mbi 120 takime biznesore, mbi 25 kontrata të nënshkruara dhe kemi pasur mbi 600 mijë euro eksport të produkteve vendore si rezultat i marrëveshjeve që kanë lindur nga edicionet e kaluara. Arsyeja pse kemi zgjedh nëntorin për të organizuar këtë event, ndërlidhet me shumë faktorë”.

“Faktori kryesor është se kompanitë prodhuese vendore i mbushin depot e tyre me stoqe dhe planifikojnë shitjen dhe në anën tjetër, blerësit vendor dhe ndërkombëtar fillojnë të planifikojnë shitjen e produkteve të tyre, prandaj nëntori është koha më e përshtatshme dhe më e mirë për këtë ndërlidhje”, tha

Alex Albertine, drejtor i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, tha se Kosova ka tokë bujqësore që i mundëson prodhimin e produkteve cilësore për tregun botërorë.

Por sipas tij, prodhuesit kanë pak informacion, për çka edhe po punojnë në këtë drejtim, raporton EO.

“Kosova i ka tokat më të mira dhe ka një mundësi të mirë që tokat bujqësore t’i kthejë në të pjellshmëri dhe gjithashtu për t’i kthyer mallrat në shërbime dhe për t’i dërguar në gjithë vendet botërore. Industria e ushqimit ka shënuar rritje dhe besojmë se përpunuesit e ushqimit kanë më shumë përparësi në tregjet botërore, por që kanë pak vështirësi për shkak të mungesës së informatave”.

“Vitin e kaluar bëmë partneritet për ndërtimin e sektorit të ushqimit dhe të promovojmë produktet e tyre. Besojmë se ky fuqizim është vital për aleatët e tyre ndërkombëtar. Këtë vit presim edhe më shumë partneritet”, u shpreh ai.

Të ngjashme