Pas dy edicioneve të suksesshme, Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i iniciuar nga Presidentja Vjosa Osmani, rikthehet për edicionin e tretë më 2 dhe 3 qershor në Prishtinë.
Ngjarja do të mbledhë liderë botërorë, ekspertë dhe përfaqësues nga vende të ndryshme për të diskutuar zgjidhje gjithëpërfshirëse për paqe të qëndrueshme dhe siguri globale.
Detajet rreth temës, folësve dhe aktiviteteve do të publikohen në ditët në vijim.