Foshnja dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës – rasti nën hetim nga Policia dhe Prokuroria

Prishtinë | 02 Gus 2025 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në spitalin e Pejës, ku një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës. Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për Gazetën Express se rasti është raportuar rreth orës 11:42 nga Emergjenca.

“Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, deklaroi Gashi.

Ai bëri të ditur se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin.

Të ngjashme