Një rast i frikshëm ka ndodhur javën e kaluar në Spitalin e Pejës.
Një foshnje që ka lindur pa shenja, dyshohet se është futur në rrobalarëse.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, deklaroi për Front Online se autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
“Javën e kaluar ka ndodhur rasti. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes. Në prokurori jemi në faza fillestare hetimore dhe nuk mund të ndajmë më shumë informacione për shkak të ndjeshmërisë së rastit”, theksoi Nikçi.