Foshnja katër muajshe Lea Dili, ka nevojë për ndihmë.
Ajo që ka lindja ka qëndruar në Klinikën Intensive të Neonatologjisë. Pas katër muaj qëndrimi në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, gjendet për trajtim në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Këto para nuk mjaftojnë më shumë se tre javë qëndrimi në spital. Ajo është diagnostifikuar me sëmundjen Sindroma hipotonike, e cila i shkakton pengesa në frymëmarrje dhe pengesa të tjera.
Familja bën thirrje tek gjithë ata që kanë mundësi të japin kontributin e tyre që do të mundësonte shërimin e Leas së vogël.