Një foshnje nëntëmuajshe e evakuuar nga Afganistani, vdiq të mërkurën pasi mbërriti në aeroportin e Filadelfias në bordin e një avioni ushtarak.
Foshnja ishte në C-17 që fluturonte nga baza ajrore Ramstein e Gjermanisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias me babanë e saj kur ajo pësoi një ‘urgjencë mjekësore’ thanë zyrtarët.
Foshnja u dërgua në spitalin e fëmijëve në Filadelfia ku edhe u shpall e vdekur.
Chris Mitchell, një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes i tha Business Insider se ndërsa ishte në fluturim, “ekuipazhi u njoftua se një foshnjë nuk reagonte” dhe “kërkoi ndihmë mjekësore dhe përparësi të mbërritjes së kontrollit të trafikut ajror”.
Vdekja e foshnjës po hetohet nga njësia e viktimave speciale të departamentit të policisë dhe Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Filadelfias.
Vetëm në 1 shtator, Filadelfia priti 579 evakuuar në 3 fluturime dhe po parashikonte qindra të tjerë në 2 fluturime të tjera deri në fund të ditës, sipas të dhënave të qytetit.Foshnja nëntëmuajshe e evakuuar nga Afganistani vdes pasi mbërriti në Filadelfia