Foshnja pesë muajshe bëhet pacienti më i ri i prekur nga Coronavirusi

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Një foshnjë pesë muajshe është ndër rastet më të fundit të konfirmuara me koronavirus në Australi.

Australia Perëndimore regjistroi 24 raste të reja të COVID-19 të enjten duke e çuar numrin e përgjithshëm në 255.

Nga 24 raste të reja, 11 janë nga udhëtarët e anijeve të lundrimit duke përfshirë Ruby Princess, Ovation of the Seas, Voyager of the Seas dhe Celebrity Solstice.

Gjithashtu u zbuluan detaje rreth vdekjes së dytë, përfshirë informacionin që viktima vdiq brenda 48 orësh nga shfaqja e parë e simptomave.

Personi i dytë që vdiq nga koronavirusi në Australinë Perëndimore ishte pensionisti Ray Daniels, i cili vdiq në një spital të Perth të premten.

24 rastet e reja në Australinë Perëndimore përfshijnë 11 meshkuj dhe 13 femra, të moshave të ndryshme midis pesë muajsh dhe 82 vjeç.

Të ngjashme