Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku shihet duke udhëtuar me transport publik.
Në të kreu i shtetit austriak kishte shkruar:
“ Duke u konsultuar me shënimet, deri në arritjen tek takimi tjetër.
Kjo është një kulturë më ndryshe nga politikanët në ballkan në përgjithësi, ku shumica e tyre nuk e shfrytëzojnë transportin publik, duke qenë të shoqëruar nga vetura të shumta dhe përcjellës.