Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takime me Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ai ka thënë se Samiti i Berlinit është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasin hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euroatlantike.
“Pritje nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, në fillimet e takimit të nivelit të lartë për vendet e Ballkanit Perendimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike”.