Ajo është nëna e një vogëlusheje, por një gjë e tillë nuk e ndalon aspak Kylie Jenner që të bëjë postime provokuese në “Instagram”.
Ylli i televizionit ka publikuar të dielën disa fotografi bardh e zi, ku shfaqet e veshur me të brendshme.
“Thjesht nuk u ndjeva mirë që të shkoja në 2020 pa një fotografi të fundit për këtë vit”, shkruan miliarderja më e re krahas pozës së saj seksi.
Kujtojmë se 22-vjeçarja është beqare, pasi është ndarë nga reperi i njohur, Travis Scott, katër muaj më parë. Ata kanë një vajzë, Stormi, e cila në shkurt mbush 2 vjeçe.