Në rrjete sociale po qarkullon një fotografi jo shumë e zakontë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të zgjedhur të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Në fotografi shihen Kurti e Bulliqi duke e përqafuar një lis.
Nuk dihet cili është qëllimi i realizimit të kësaj fotografie e as lokacioni se ku është bërë ajo.
Ndryshe, Bulliqi doli fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Komunën e Podujevës të mbajtura më 29 nëntor, duke fituar bindshëm pa balotazh.