Janë publikuar disa fotografi nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas, ku shihen instrumentet mjekësore duke u zier në një tenxhere.
Lidhur me këto fotografi, drejtori i kësaj qendre, Ismet Bogiqi, bëri të ditur se e ka thirrë Inspektoratin Sanitar dhe atë të Ministrisë së Shëndetësisë që “t’i këqyrin dhe të marrin verdiktin e tyre”.
Bogiqi tha se është e paraparë që fillimisht të zihen instrumentet e pastaj të sterilizohen.
“Qitash e kam Inspektoratin Sanitar dhe Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë, i kam thirr që me i kqyrë edhe me jep këta verdiktin e tyre. Është e paraparë me standard, që njëherë me u zi instrumentet pastaj me u sterilizu. Nuk ka diçka të keqe”, tha Bogiqi për Express.