Në muajt e fundit, mediat kishin vënë në fokus marrëdhënien e “krisur” mes Klea Hutos dhe Elgit Dodës.
“Tensionet” nisën kur çifti hoqi fotografitë nga rrjetet sociale, dhe asnjëri prej tyre nuk komentoi lajmet që thonin se ata mund të jenë ndarë, edhe pse kanë një djalë të vogël.
Megjithatë, gjithçka duket se merr fund këtu. Klea sapo ka publikuar një fotografi në Instagram që thotë më shumë se çdo fjalë. Ata janë bashkë, dhe duket se më të lumtur se kurrë.
“Gëzuar ditëlindjen, shpirti im! Të duam shumë, Elgit”, ka shkruar prezantuesja në fotografinë e shkrepur në Romë të Italisë, duke treguar se dashuria e tyre është më e fortë se kurrë.
