Fotoreporteri që ia shpalos botës lidhjen e Kosovës me SHBA-në

Prishtinë | 25 Shk 2018 | 11:00 | Nga

Klinton Bajgora, 13-vjeçar, është pagëzuar në nderim të Bill Clintonit.

Në një fotografi të shkrepur nga fotoreporteri spanjoll, ai pozon i ulur mes prindërve e familjarëve në shtëpinë e tij në Podujevë.

Në sfond të fotografisë, dallohet fotografia e presidentit amerikan, që kishte udhëhequr SHBA-në, bash në kohën e luftës së fundit në Kosovë. Imazhi i familjes së Klintonit, është dëshmi e lidhjes së fuqishme mes kosovarëve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Koha Ditore.

Fotoreporteri César Dezfuli i lindur në Madrid të Spanjës, i kishte vënë vetes mision ta dokumentojë këtë lidhje.

Një seri e fotografive që ka realizuar përgjatë viteve të fundit, flet në emër të kësaj. Një flamur i madh amerikan, me slogane falënderuese për Clintonin më 2008 ishte pikturuar në një mur në qytetin e Gjilanit. Edhe ky imazh është pjesë e foto-esesë së Dezfulit, që kohëve të fundit është publikuar në media me nam. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Dezfuli rrëfen sesi kishte zënë fill kjo ide.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme