Fotot e para të Thaqit pas lirimit nga burgu

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 18:05 | Nga
E përditshmja serbe “Blic” ka publikuar fotografitë e para të Nehat Thaqit pasi është liruar nga paraburgimi në Beograd.
Thaqi është liruar sot rreth orës 16:00.

Nehat Thaqi ka dalë i lirë nga qendra e paraburgimit në Beograd. Fotoreporterët kanë kapur momentet e para kur ai doli nga kjo qendër, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për lirimin e tij.

Mediat serbe kanë dhënë edhe arsyet për lirimin e Nënkolonelit Nehat Thaqi. Sipas tyre, Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, nuk është akuzuar nga dëshmitarët, prandaj edhe kanë pushuar hetimet.

Drejtori i Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

n-ehatt

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme