Demokracia liberale nuk po kalon ditët e saj më të mira. Ajo ndodhet në një udhëkryq.
Një çerekshekulli më parë, mishërimi me parimet e saj ishte shndërruar në inspirim politik për shumë qytetarë të botës. Gjatë viteve ‘90, në horizont nuk shihej ndonjë alternativë serioze koherente që mund ta sfidonte atë.
Por, ky besim i atëhershëm, qytetar dhe intelektual, në potencialin e demokracisë liberale si sistem politik, sot thuajse është zbehur në përmasa shqetësuese. Vendin e dikurshëm të shpresës e ka zënë zhgënjimi. Optimizmi është zëvendësuar nga skepticizmi me nuanca të dendësuara pesimizmi.