“Pagë të barabartë! Pagë të barabartë!”.
Thirrjet nga tifozët në stadiumin “Stade de Lyon” konfirmuan një gjë: ky ishte Botërori i Megan Rapinoes.
Bashkëkapitenia e SHBA-së mori në shtëpi trofeun për turneun e dytë rresht. Ajo shënoi golin e parë në finale, fitoi “Këpucën e artë”, “Topin e artë” dhe u shpall lojtarja e ndeshjes finale në Lyon. Jashtë fushës ajo shpërfilli liderin më të fortë në botë, Donald Trump, i tha Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) se ka mungesë respekti për futbollin e femrave dhe përkrahu komunitetin LGBT.
Ajo dhe bashkëlojtaret te SHBA-ja po ashtu janë duke paditur federatën e SHBA-së, në kërkim të pagave dhe kushteve të barabarta të punës me futbollistët e SHBA-së, shkruan sot Koha Ditore.
Yjet e filmit po mendojnë të ngjyrosin flokët rozë në shenjë përkrahjeje për të dhe po ashtu festimi i saj me duar të hapura është bërë simbol.