Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas sulmeve të fuqishme që Rusia ka kryer mbrëmë në disa rajone të Ukrainës, me ç’rast kanë humbur jetën të paktën tetë persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nga këto sulme, janë shkatërruar edhe objekte të shumta, përfshirë ndërtesa ku kanë humbur jetën edhe fëmijë.
Gjithashtu, është raportuar se një objekt i paidentifikuar u rrëzua në një fshat polak rreth 95 kilometra nga kufiri ukrainas të enjten herët.
Për këto dy zhvillime, Macron ka thënë se Franca i dënon fuqishëm sulmet e Rusisë, si dhe shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë.
“Franca dënon fuqimisht sulmet ruse, të cilat rezultuan në vdekjen e civilëve në Ukrainë, si dhe shkeljen e hapësirës ajrore polake. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe aleatët tanë mbetet e palëkundur. Bëhet fjalë për sigurinë tonë të përbashkët.”, ka shkruar Macron në rrjete sociale.