Franca e gatshme të ndihmojë drejtësinë kosovare

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 11:09 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti sot në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e deritashëm në lëmin e drejtësisë dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Në komunikatën dërguar medieve thuhet se ministrja Hoxha përgëzoi Chabert për emërimin e tij në krye të misionit diplomatik francez në Kosovë dhe falënderoi për bashkëpunimin e deritashëm në lëmin e drejtësisë.

“Çmojmë lartë bashkëpunimin në lëmin e drejtësisë me Republikën e Francës në drejtim të sundimit të ligjit dhe fuqizimin e shtetit ligjor, si segment thelbësor në rrugën tonë euro integruese”, thekoi ministrja Hoxha.

Ambasadori Chabert, e falënderoi Ministren Hoxha për vlerësimin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm bilateral dhe rikonfirmoi vazhdimin e tij duke e thelluar dhe pasuruar.

Ministrja Hoxha dhe ambasadori Chabert vlerësuan se bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës, vlerësuan se ka mundësi për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi në veçanti për ndihmën juridike ndërkombëtare si dhe për çështjet penale.

Të ngjashme