“Franca e Gjermania të përgëzohen për përkrahjen Kurtit, SHBA-ja po ndjek një agjendë të tjetër”

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 00:09 | Nga Ekonomia Online

Boris Ruge, zv.kryesues i Konferencës së Munichut dhe diplomati gjerman që ka shërbyer si ambasador në disa vende, ka reaguar pak pasi që Kuvendi e rrëzoi Qeverinë Kurti, duke e kaluar mocionin e mosbesimit të inicuar nga LDK-ja, vetë pjesë e saj.

“Ata që e rrëzuan Qeverinë e Kosovës midis një pandemie, do të duhet t’iu përgjigjen pyetjeve të përgjegjësisë dhe legjitimitetit. BE-ja, Franca dhe Gjermania janë për t’u përgëzuar për përkrahjen e tyre të fortë për kryeministrin Kurti”, shkruan ai në “Twitter”.

“E hidhur të shohësh se SHBA-ja po ndjek një agjendë të veçantë dhe të rrezikshme”, vazhdon ai.

E statusin e tij e ka ndarë edhe ish shefi i UNMIK-ut, Joachim Rueker.


Të ngjashme