Franca i bën të obligueshme maskat në hapësira të mbyllura publike

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Franca e ka bërë të obligueshme vendosjen e maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura publike pas vatrave të reja të përhapjes së koronavirusit.

Përdorimi i maskave deri më tani ka qenë i detyrueshëm në transportin publik, por tash ato duhet të vendosen edhe në vende të tjera publike, përfshirë dyqanet. Ata që nuk e respektojnë këtë vendim mund të gjobiten me 135 euro.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, paralajmëroi se vendi i ka 400 deri 500 vatra aktive të virusit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Presidenti Emmanuel Macron e kishte shpallur “fitoren e parë” ndaj virusit në qershor dhe i ka dhënë fund gjendjes emergjente, por vatrat lokale të përhapjes vazhdojnë të mbesin aktive.

Rritje e numrit të rasteve është duke u shënuar në pjesën veriperëndimore të shtetit, por edhe në rajonet lindore.

Franca është në mesin e vendeve më të prekura nga virusi në Evropë. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar mbi 200,000 të infektuar dhe më shumë se 30,000 të vdekur.

Të ngjashme