Franca përmes ministrit të saj të financave, deklaroi se është në interesin e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të gjejnë një zgjidhje miqësore për mosmarrëveshjen e kamotshme të Organizatës Botërore të Tregtisë, pasi ShBA-ja kërcënoi me taksa të reja.
Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-së propozoi një listë të produkteve evropiane, duke filluar prej aeroplanët komercial e deri te produktet e përditshme të cilat do të kenë taksë si shpagim për taksën që Evropa ia vë aeroplanëve amerikanë.
Dy palët janë në kulmin e mosmarrëveshjeve që kanë vazhduar përmes Organizatës Botërore të Tregtisë për gati 15 vjet për shkak të kompanive ajrore Airbus e Boeing.