Franca konfirmon përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 14:27 | Nga

Përkrahja franceze  ka shumë rëndësi për Kosovën dhe se kjo përkrahje ka vazhduar si në avancimin në politikën e jashtme, ashtu edhe në shtimin e njohjeve për shtetësinë e Kosovës. Kështu tha ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj në takimin që kishte me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Sipas një komunikate për medie ministrja Ahmetaj, ka njoftuar ambasadorin Chabert për zhvillimet e fundit me agjendën evropiane, respektivisht procesin e implementimit të MSA-së.

Ministrja nënvizoi faktin se Kosova gjatë gjithë procesit ka qenë jashtëzakonisht e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha kritereve, sikurse edhe me procesin e Liberalizimit të Vizave për të cilin mbetemi të përkushtuar deri në finalizimin e tij.

Ndërsa, shembull konkret i këtij përkushtimi dhe njëkohësisht konsensusi sipas ministres  është miratimi i mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës me shumicë absolute nga deputetët, i Agjendës për Reforma Evropiane, sikur që ishte ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të nënshkruar me Bashkimin Evropian.

Kurse, ambasadori Chabert konfirmoi përkrahjen e vazhdueshme të Francës duke  potencuar se kjo përkrahje do të jetë e vazhdueshme si për procesin e integrimit të Kosovës në BE ashtu edhe për shtimin e njohjeve të shtetësisë së Kosovës, aty ku Franca mund të japë kontributin e saj.

Po ashtu, amabasadori Chabert theksoi se Franca vazhdon të kontribuoj në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ambasadori Chabert po ashtu, theksoi rëndësinë e zbatimit sa më të suksesshëm të Agjendës për Reforma Evropiane, si shembull i përkushtimit të Kosovës për integrim Evropian.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme