Franca merr pikët e para në EURO 2024, me mjaft vështirësi mund Austrinë 1:0

DUSSELDORF, GERMANY - JUNE 17: Kylian Mbappe of France celebrates with teammate Ousmane Dembele after Maximilian Woeber of Austria (not pictured) concedes an own goal after deflecting a cross into his own net during the UEFA EURO 2024 group stage match between Austria and France at Düsseldorf Arena on June 17, 2024 in Dusseldorf, Germany. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)
Prishtinë | 17 Qer 2024 | 23:26 | Nga Ekonomia Online


Natyrisht pritej një fitore, por jo e tillë. “Gjelat” e Francës siguruan mbrëmjen e kësaj të hëne, tre pikët e para në Kampionatin Evropian të futbollit, jo me atë shkëlqimin e përhershëm, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit mundën Austrinë, me rezultatin minimal, 0 me 1, në një lojë tejet të ekuilibruar.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 38’-të të pjesës së parë, me “yllin”, Kylian Mbappe, i cili shpërthen në anën e djathtë të fushës dhe në afërsi të zonës lëshon një gjysëm-gjuajtje drejt portës austriake, goditje e cila devijohet nga qendërmbrojtësi 26-vjeçar, Maximilian Wober, duke shkaktuar kështu një autogol, që vendosi edhe rezultatin final.

Falë këtij rezultati Franca pozicionohet në vendin e dytë të Grupit E, me 3 pikë, por me një numër golash më të ulët se “Tulipanët” e Holandës, ndërsa Austria mbetet në vendin e fundit në këtë grup pas Polonisë.

Ndërkaq, në sfidat e radhës “Gjelat” e Francës do të përballen me Holandën, ndërsa Polonia me Austrinë.

Të ngjashme