Qeveria franceze ka shpallur qytetet si Parisi dhe Marseja, zona të rrezikut të lartë të përhapjes së Coronavirusit.
Tani pritet që lëvizjet e njerëzve dhe automjeteve në këto dy qytete të kufizohen. Kufizime poashtu, pritet të ketë edhe në qarkullimin e transportit publik, transportit ajror dhe pritet të ketë numër të kufizuar të njerëzve në restorante dhe bare, shkruan BBC.
Qytetarët francezë nga kryeqyteti i Parisit dhe qyteti jugor Marseja, do ta kenë obligative bartjen e maskës në hapësirat publike ku grumbullohen shumë njerëz.
Këto masa, merren pasi për ditën e dytë me radhë ku Franca ka regjistruar numër të madh të rasteve të infektuara me COVID-19.
Vetëm gjatë ditës së djeshme atje u regjistruan mbi 2 mijë raste të reja ditore me Coronavirus.