Modelja Françeska Jaçe është gjithmonë në qendër të vëmendjes që pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother”. Bukuroshja bën një jetë luksi, të cilët e reklamon shpesh edhe në rrjetet sociale.
Një prej pikave të forta të saj janë format vrasëse. Mirëpo, faqja “Vipat e Bllokut” nuk mendon kështu.
Në faqen e tyre në Instagram është postuar një bisedë e modeles Oriola Marashi ku duket se “sulmon” Françeska Jaçen.
Në fotot që thuhet se dalin nga Instagrami i Oriolës, shihet Françeska Jaçe e cila pozon në bikini të kuqe. Por, këtu duken qartë tulet e tepërta të modeles, e cila nuk tregon të njëjtën gjë në rrjetet sociale.