Françeska Jaçe tymos hashash në plazh, mund të dënohet (Foto)

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, vazhdon të jetë një nga personazhet më të përfolur të shtypit rozë në Shqipëri.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan për ndjekësit foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe private.

Me fotot e saj provokative, ajo nuk mund të shmangë të gjithë komplimentat dhe ndonjëherë edhe komentet negative të ndjekësve.

Së fundmi, ajo është fotografuar në një nga resortet më të frekuentuara në jug të vendit, në Dhërmi, duke tymosur cigare me hashash, në prani të pushuesve të tjerë familjarë.

Fotot e mbërritura në redaksinë e portalit newsbomb.al pasditen e djeshme, tregojnë ish-banoren e BB në “qejf” pas pirjes së cigares, ndërsa në shezlonët pranë saj ka pasur dhe fëmijë të vegjël. Pushuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj veprimit të ish-banores së Big Brother, mirëpo e pashqetësuar ajo ka vazhduar të tymosë.

Posedimi dhe përdorimi i narkotikëve është një veprim i dënueshëm nga ligji i Republikës së Shqipërisë, neni 283.

Të ngjashme