Francezëve po u kërkohet të hanë sa më shumë djathë

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Francezët po inkurajohen të hanë më shumë djath se kurrë, sepse që nga koha e përhapjes së Covid-19, shitjet e djathit kanë rënë në nivele të frikshme dhe produktet e fermerëve kanë shkuar dëm.

Franca e cila njihet për lidhjen e ngushtë me konsumin e djathit, duket se ndryshoi krejt papritur gjatë pandemisë. Sipas CNN, që nga 7 marsi kur nisi izolimi i vendit e deri më 10 prill, shitjet e djathit ranë me 60%. Prodhuesit vënë re që francezët kanë hequr dorë nga djathi dhe kanë kthyer sytë nga nevojat bazike, duke shkaktuar kështu një humbje të madhe për shitësit.

Prandajm qytetarëve po i kërkohet t’i kthehen konsumit të djathit. 80% e llojeve të djathrave mund të rezistojnë deri në 8 javë, ndërsa të tjerë më pak se një muaj, prandaj mbështetja e kësaj industrie është me rëndësi për Francën.

Masat kufizuese pritet të vazhdojnë deri në 24 qershor në Francë, por lehtësime do të ketë javë pas jave, si në pjesën më të madhe të botës.

Kopshtet dhe shkollat fillore pritet të hapen të hënën, ndërsa gjatë kësaj kohe autoritetet po presin të marrin një vendim për hapjen e bareve dhe restoranteve deri në fund të majit. Në Francë deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit rreth 25,772.

Të ngjashme