Franco Foda ka debutuar me fitore si përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës.
“Dardanët” shënuan fitore sonte kundër Armenisë në Yerevan, me rezultat minimal 0:1.
Golin e vetëm e shënoi në minutën e 26-të anësori Milot Rashica, falë edhe një veprimi të bukur nga Edon Zhegrova.
Kosova pati edhe disa mundësi të tjera për të dërguar topin në rrjetë, por tentimet përfunduan pasukses.
Vëmendje mori edhe skandali nga ana e Federatës Armene të Futbollit.
Në fanellat e futbollistëve të Armenisë flamuri i Kosovës ishte vendosur mbrapsht.
Shteti armen nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ndeshjen e ardhshme “Dardanët” e zhvillojnë kundër Hungarisë me 26 mars në Budapest.