Frank Giaccion, kopshtari 11-vjeçar i Shtëpisë së Bardhë

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 12:01 | Nga

Frank Giaccion, djali i cili për Fox News u prezantua si “sipërmarrësi” 11 vjeçar në fushën e kopshtarisë, e ka përjetuar ditën më të mirë të jetës, pasi që presidenti Donald Trump i ka lejuar që ta pret barin në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Djali nga FAlls Church të Virginia, i ka shkruar letër lutëse Presidentit kur i ka pasur 10 vjet, ndërsa dëshira i është plotësuar të premten, ku pasi që ka filluar të punojë edhe presidenti i ka ardhur në kopsht duke e befasuar atë ku kanë shëtitur mbi bar, dhe në fund bashkë me babain dhe Trump-in janë fotografuar në kabinetin oval në shtëpinë e Bardhë, transmeton gazetametro.net

“Kjo deri më tani ka qenë dita më e mirë e jetës time”, ka thënë Frank në emisionin e mëngjesit në Fox.

Djaloshi ka thënë që për këtë punë paguhet 8 dollarë në orë.

“Gjithmonë kam dashur të bëj diçka të madhe, dhe mendova , pse mos të filloj prej këtu, kjo më duket si shembull i përkryer”, ka thënë Frank.

Në letrën që ia ka shkruar Trumpit, të cilën zëdhënësja e Shtëpisë të Bardhë, ka lexuar më zë të lartë, Frank ka pyetur presidentin se a do të ishte e mundur që ai që aftësitë e tija në prerjen e barit t’i tregoj edhe në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa i ka ofruar që mund ta merr me vete benzinën dhe baterinë për prerësen e barit.

Gjatë prerjes, nga rezidenca ka dalë edhe presidenti Trump, i cili e ka lavdëruar dhe i ka thënë që po bën një punë të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme