Ish-trajneri i Chelsea, Frank Lampard është pretendenti kryesor për të zëvendësuar Roy Hodgson si menaxher i Crystal Palace.
Sipas The Telegraph Eyes, ish futbollisti anglez është shumë pranë një marrëveshje me skuadrën e Crystal Palace, përcjell GazetaBlic.
Lampard ka qenë i lidhur me disa skuadra që kur u largua nga Chelsea, por që nuk kishte diçka konktrete në këtë drejtim.
Lampard ishte më herët edhe trajner i skuadrës së Derby County, skuadër të cilën e drejtoi për 57 ndeshje.
Kurse, skuadrën e Chelseas e drejtoi në 84 ndeshje zyrtare.