Ekipi i Liverpoolit është në negociata të avancuara me Bournemouthin për transferimin e mesfushorit Ryan Fraser në afatin kalimtar të janarit, përcjellë “Daily Mail” të martën.
Mësohet se Liverpooli është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim rreth dhjetë milionë euro për 25-vjeçarin, të cilit kontrata me Bournemouthin i skadon në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Fraser ka paralajmëruar largimin nga ekipi, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe Bournemouthi po synon ta shesë gjatë janarit. Fraser te Liverpooli shihet si përforcim i duhur për mesfushën, pasi këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në Premier League.
Ai ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë në 11 ndeshje kampionale kurse karrierë ka bërë edhe te Ipswichi e Aderdeeni. Fraser është reprezentues i rregullt i Skocisë.