Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, i është kundërpërgjigjur Avdullah Hotit të LDK-së, i cili tha sot se “po të mos shkonte PSD me PAN-in, Qeveria aktuale do të ishte rrëzuar”.
“Dështimet e strategjisë së tyre, Avdullah Hoti prapë ia paska mveshur PSD-së”.
“Tash e 1 vit nënshkrimet tona për rrëzimin e qeverisë i keni të deponuara. Tash e 1 vit po ju presim që me strategjinë tuaj ta rrëzoni Qeverinë. Tash e 1 vit krejt çka kemi parë janë vajtimet pa asnjë efekt dhe pa asnjë rezultat”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Ejani ta bëjmë një strategji të përbashkët me PSD-në për rrëzimin e Qeverisë dhe do ta shihni rezultatin”.
Krasniqi ka pohuar në fund se nuk rrëzohet qeveria me vajtime.